Skender Ukaj edhe gjatë fushatës qëndron afër pacientëve

Ndonëse është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Skender Ukaj, për asnjë moment nuk i ka lënë anash pacientët.
Madje, edhe gjatë kohës së fushatës, ortopedi Ukaj më shumë po qëndron në sallat e operimit se sa në terren për të lobuar.
“Për asnjë moment s’mund t’i lë vetëm pacientët”, ka thënë Ukaj.
Madje, Ukaj thotë se arsyeja kryesore e futjes së tij në politikë është që të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Skender Ukaj e mban numrin 47 në listën zgjedhore të PDK-së.