75 Mall Live Search
21:14 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Skender Ukaj iu drejtohet qytetarëve: Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin!

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Skender Ukaj, i cili mban numrin 47 në listën zgjedhore, në një adresim për qytetarët nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka premtuar se do të angazhohet për zhvillimin e vendit, mirëqenien ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

“Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin! Vetëm në një shtet të rimëkëmbur, qytetari është i mëkëmbur”, ka shkruar Ukaj.

 Postimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, qytetarë të vendit, Në zgjedhjet e 14 shkurtit jam pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputet. Numri im është 47. Duke u zotuar për të qenë në shërbimin tuaj, të zhvillimit të vendit tonë dhe mirëqenies suaj ekonomike, sociale, shëndetësore, kërkoj mbështetjen tuaj. Së bashku për #Rimëkëmbje të vendit dhe një të nesërme më dinjitoze. Më evropiane në çdo aspekt jetësorë. Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin! Vetëm në një shtet të rimëkëmbur, qytetari është i mëkëmbur! Paraprakisht ju falemnderit shumë për përkrahjen dhe besimin! #Rimëkëmbje për shtetin dhe qytatarin e Kosovës Falenderim dhe mirënjohës! I juaji, Skender Ukaj