Skenderaj: Arrestohet një person, luhej bixhozi në lokalin e tij

Njësitet policore në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 01 shkurt
2022, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i
skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave
te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3)
televizor, tre (3 ) kompjuter, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave.
Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është
janë liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.