09:59 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / MSH

Skenderaj, arrestohet i dyshuari për dhunim seksual të të miturës

Një përson është arrestuar dje në Skenderaj pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht gjatë muajit shtator një të mitur.

Sipas raportit të Policisë, viktima nuk ka pranuar marrjen e tretmanit mjekësor.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

“Skenderaj shtator 2021,në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.