09:22 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Skënderaj, arrestohet personi që falsifikoi certifikata për veteranët e rrejshëm

Në Skënderaj është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar dokumente.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti u ka mundësuar katër  personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran Luftëtar në mënyrë të paligjshme, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/