75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / MSH

Skenderaj: I dehur, godet një paisje dhe dëmton tri vetura, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi dyshohet se kishte goditur me veturë një paisje dhe kishte dëmtuar tri vetura të tjera që ishin të parkuara.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj.

I dyshuari, ishte në gjendje të dehur, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë & asgjësim apo dëmtim i pasurisë”