75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Skenderaj, lumi del nga shtrati – bllokon rrugën

Në komunën e Skenderajit lumi “Klina” ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta të shiut, shkruan IndeksOnline.

Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit në redaksinë tonë shihet se është rritur niveli i ujit në masë të madhe.

Një lexues për IndeksOnline ka thënë se është bllokuar rruga në të cilën kalojnë për t’u kyçur në rrugë kryesore.

Ai tha se nevoja për një urë është shumë e madhe në fshatin Kuqicë por ende nuk është ndërmarrë asnjë hap drejt kësaj./IndeksOnline/