15:58 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Skenderaj me platformë online për evidentimin e personave të kthyer nga shtetet tjera

Më qëllim të evidentimit të saktë të qytetarëve të Skenderajt që janë kthyer nga shtetet e tjera në Kosovë, këto dy javët e fundit, Komuna e Skenderajt ka lancuar platformën online http://www.komunaskenderaj.com, përmes së cilës qytetarët mund të dërgojnë të dhënat e tyre, në atë mënyrë që atyre t`iu ofrohen shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore.

Për krijimin në mënyrë vullnetare të kësaj platorme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar Betim Dajaku e Mexhit Durmishi, të cilët sipas tij këtë shërbim po e ofrojnë pa pagesë për t`i ndihmuar qytetarët e komunës sonë.