Skenderaj, motoristi godet këmbësorin

Një i dyshuar, deri sa ishte duke drejtuar motorin e tij, ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, mbrëmë rreth orës 21:00.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman në QKUK, teksa aksidenti ka ndodhur si shkak i pakujdesisë.