Skenderaj: Një grua gjen një pushkë në kotecin e pulave

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar së në një kotec të pulave kishte vërejtuar një pushkë gjysmë automatike.
Policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti është nën hetime.
“Një femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj (në kotec të pulave), kishte vërejtur një pushkë gjysmë automatike të cilën policia e kanë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullte”, është thënë në raport.