Skënderaj: Një shtëpie i shkon rrjeti i kanalizimit te dera, e për 10 familje s’ka mundësi

Janë dhjetë shtëpi, të cilat kanë mbetur pa rrjetë të kanalizimit dhe pa rrugë të asfaltuar tash e 20 vite pas luftës. Janë këta banorë të lagjës “Martirët e Lubovecit”, të fshatit Lubovec të komunës së Skenderajt, e të cilët në adresë të IndeksOnline kanë shprehur shqetësimin e tyre.
Ata i kanë treguar IndeksOnline, se kanë mbetur vetëm këto 10 shtëpi të një lagjeje ende pa rrjetë të kanalizimit dhe pa asfaltim të rrugës.
Sipas tyre përkundër ankesave e kërkesave që kanë dorëzuar në organet komunale, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive, duke u thënë se “s’janë në projekt”.
IndeksOnline ju sjell pamje: