23:33 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skenderaj/Njihuni me doktorin gati në pensionim, por që i shërben vendit sa herë që ka nevojë

Njihuni me dr.Zenel Dobranin, 63 vjeç, specialist i mjekësisë familjare, i cili, përgjatë kësaj periudhe kohore, gati katër dekada, ka shërbyer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Është i njohur nga të gjithë për profesionalizmin e shfaqur gjatë ushtrimit të detyrës që i është besuar, dhe i vlerësuar për afërsinë me pacientë.
Dr.Dobrani aktualisht është duke ofruar ndihmën mjekësore në pikën kufitare në Jarinjë, si masë që Qeveria e Kosovës ka vendosur për kontrolla mjekësore për të gjithë udhëtarët që kalojnë kufirin, në kuadër të luftimit të përhapjes së virusit corona.

Përveç shërbimit në QKMF me orar të plotë në kohën e pandemisë, dr.Dobrani po shërben në periudhë të gjatë kohore edhe në pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, kudo që i kërkohet.

Dhe ai këtë thotë se e bën me shumë kënaqësi e përkushtim, pavarësisht moshës që ka, duke shtuar se “do ta kalojmë edhe këtë sfidë”.