Skenderaj: Policia mbyll tri lokale që luhej bixhoz, musafirëve iu shqiptohen tiketa

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se mbrëmë njësiti policor ka hasur tri lokale të hapura ku luheshin lojëra fati, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, të gjitha lokalet janë mbyllur dhe janë konfiskuar pajisjet, ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mosrespektim të masave, shkruan IndeksOnline.
“Fsh. Likoc, Skenderaj, 12.01.2021 – 20:40. Një njësit policor gjatë operacionit të zbatimit të mazave antiCovid-19, ka hasur në tri lokale të hapura dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati. Të gjitha lokalet janë mbyllur janë konfiskuar pajisjet që janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokale u janë shqiptuar tiketa për mosrespektim të masave”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/