Skenderaji miraton propozimin për ndërtimin e fabrikës 4 milionëshe

Kuvendi Komunal i Skenderajit dje ka votuar pro propozimit të kryetarit Fadil Nura, për dhënien e pronës komunale për kompaninë “TehnoBurimi”.
Prona komunale që do t’i jipet për shfrytëzim kësaj kompanie gjendet në fshatin Polac.
Kohëzgjatja e pronësisë do të jetë për 99 vite.
Sipas propozimit të kryetarit Nura, kjo kompani do të investojë rreth 4 milionë euro dhe do të punësojë 100 persona.
“TehnoBurimi” është kompani që prodhon elemente të betonit të parafabrikuar, të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë./Indeksonline/