Skënderbeu i Korçës siguron shërbimet e mbrojtësit kosovar

Skuadra e Skënderbeut pas disa largimeve, ka filluar të blejë lojtarë për t’u forcuar për sezonin e ri.
Ekipi nga Korça pritet që sot ta zyrtarizojë transferimin e mbrojtësit kosovar, Mërgim Shala, transmeton Indeksonline.
“Panorama Sport” mëson se qendërmbrojtësi kosovar do të zyrtarizohet sot. Shala është 23- vjeçar dhe karrierën e tij e ka kaluar deri tani në Suedi.
Së fundmi ai është aktivizuar për skuadrën e Asyriskës./Indeksonline/