14:43 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Skënderbeu kërkon futbollistin kosovar

Tashmë ka një dashuri të konsoliduar mes klubit të Skënderbeut dhe lojtarëve kosovarë.

Janë të shumë në ekipin korçar lojtarët nga Kosova, disa prej të cilëve janë shitur në skuadra të huaja vitet e fundit. Egzon Korenica është një tjetër lojtar që do të bashkohet me Skënderbeun në Antalia të Turqisë, ku po zhvillohet faza përgatitore.

Korenica mësohet se vjen nga Suedia, ndërsa detajet e tjera për të, pozicioni dhe karriera, do të jepen në vazhdim.

Është një lojtar, i cili do të testohet nga trajneri Daja dhe kjo do të thotë se është në moshë të re dhe i përket perspektivës.

Së fundi, klubi koçar ka bërë të vetin edhe sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili do të bashkohet me ekipin në Turqi këto ditë.