75 Mall Live Search
21:20 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Skënderbeu ndalet me barazim kundër ekipit të promovuar në ligën e parë të Kosovës

Sot u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet ish-kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut dhe ekipit të promovuar këtë vit në ligë të parë të Kosovës, Ulpiana nga Lipjani.

Ndeshja e zhvilluar në Durrës u mbyll pa gola.

Të dy ekipet startuan me 11-shen e parë ndërsa më vonë inkuadruan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion, raporton Indeksonline.

Liga e parë e Kosovës do të fillojë javen e ardhshme me Ulpianën që do ta pres në Lipjan ekipin e Istogut./Indeksonline.