17:49 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Skënderbeu” në Turqi për ndeshjen e Shqipërisë

Shqipëria sonte do të luajë kundër Turqisë ndeshjen e radhës për kualifikimet Euro 2020.

Do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë për kombëtaren shqipëtare, pasi që turkët kanë humbër vetëm një ndeshje gjatë këtyre kualifikimeve, shkruan Indeksonline.

Mirëpo tifozët shqiptar kanë treguar se do të jenë gjithmonë në përkrahje të kombëtares, përmes publikimit të disa fotove shihet se shumë tifozë kanë arritur në Turqi për ta përcjellur këtë ndeshje.

Shihet se ka shumë flamujë kombëtarë e po ashtu një nga tifozët mbanë një kopje të përkrenares së Skënderbeut./Indeksonline/.