75 Mall Live Search
21:16 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Skenderaj: Policët i kërkojnë të vendos maskën, qytetari bashkë me shokë sulmon zyrtarët

IndeksOnline raportoi më herët për një rrahje në komunën e Skenderajt.

IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili ka sqaruar rastin.

Zahiti ka bërë të ditur se tre persona tanimë gjenden në stacionin policor.

Ai tha se dyshimet e para janë që njëri nga qytetarët nuk ka respktuar ligjin për vendosjen e maskës dhe në momentin kur zyrtarët kanë dashur të shkruajnë dënimin ndërsa dy persona të tjerë i kanë penguar ata.

“Tre persona në silësi të të dyshuarve janë arrestuar, ku aktualisht janë duke u intervistuar në SP Skenderaj!

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit kishte refuzuar rë legjitimohet pasi i njëjti nuk e kishte maskën e vendosur, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po intervistohen për pengim të zyrtarëve policor”, tha ai.

Ndryshe në video shihet që ka ndodhur një rrahje mes dy palëve./IndeksOnline/