75 Mall Live Search
07:54 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / MSH1

Skenë horror në një shkollë në Turqi, një 18-vjeçar plagos disa persona

16 persona janë plagosur pasi një ish-nxënës hapi zjarr me pushkë gjahu në një shkollë në Turqi.

18-vjeçari sulmoi njerëz në një shkollë profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa, përpara se të fshihej brenda ndërtesës ndërsa mbërriti policia.

Më vonë ai vrau veten me armën e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shihet i dyshuari, i veshur me një bluzë të bardhë dhe duke ecur ngadalë nëpër një korridor, teksa qëllonte drejt studentëve.

Studentët dolën nga ndërtesa ndërsa zhvillohej incidenti dhe njësitet speciale të policisë u vendosën pasi ai refuzoi të dorëzohej.

“Individi u rrethua brenda ndërtesës për shkak të ndërhyrjes së policisë dhe vdiq pasi qëlloi veten”, tha guvernatori Hasan Sildak.

Sipas Sildak-ut, 10 nxënës, 4 mësues, një anëtar i stafit të mensës dhe një oficer policie u plagosën.