Skerdi befason të dashurën shtatzënë ’live’ në emision
Këngëtari i njohur, Skerdi dhe e dashura e tij, moderatorja Vesa janë në pritje të fëmijës së parë.
Çifti i njohur i cili së shpejti pritet të kurorizojnë dashurinë e tyre edhe me martesë, ka kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe shfaqen vazhdimisht së bashku.
Së fundi e ftuar në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ Vesa është befasuar nga partneri i saj.
Në një moment gjatë intervistës, Skerdi hynë në studio me një buqetë me lule dhe përqafon barkun e fryerë të së dashurës së tij.
“Mezi pres ta puth bebushin në krahët e mi”, ka shkruar Skerdi në video e publikuar nga momenti romantik.
Ndryshe, “Goodbye” mban titulli lansimi i fundit i këngëtarit të njohur./Indeksonline/