75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Skerdi dhe gruaja e tij me COVID, ka një apel

Shumë personazhe të njohur janë infektuar nga Covid-19. Listës së personave të infektuar së fundmi i është shtuar dhe këngëtri, Skerdi Ago.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, këngëtari ka dhënë lajmin për ndjekësit e tij.

Ai ka treguar se bashkë me bashkëshorten ndodhen në karantinë pasi dhe ajo është e infektuar.

E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju.

Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”– shkruan ai.