Skerdi dhe Lumi B vijën në bashkëpunim, detaje nga projekti i ri
Këngëtari i njohur, Skerdi dhe reperi Lumi B këtë herë do të vijnë në bashkëpunim.
Përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’ ishte Skerdi ai që ka dhënë detaje rreth këtij projekti, shkruan Indeksonline.
Kënga e re e artistëve të njohur mban titullin ‘Djal Dukat’ dhe do të vijë e realizuar edhe me videoklip ndërsa do të lansohet nesër.
“Neser ndryshim moti,’Djal dukat’, Lumi B” ka shkruar Skerdi përkrah videos paralajmëruese .
Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, dyshja kanë bashkuar forcat edhe në projekte të mëparshme./Indeksonline/