22:45 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skerdi i nënshtrohet testit për COVID-19

Skerdi i është nënshtruar testit për COVID-19.

Këtë e ka treguar vet këngëtari përmes një postimi në Instagram.

Ai njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se ka rezultuar negativ.

“E shyqyr se u bonem me fiksime”, ka shkruar artisti.

Ndryshe, “Melodia” është kënga e fundit e publikuar nga Skerdi në bashkëpunim me Gent Fatalin.