Skerdi largohet nga kompania ‘RedBox’
Këngëtari i njohur, Skerdi është larguar nga kompania nga e cila e menaxhohej, ‘RedBox Entertainment’.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.
Ai ka thënë se arsyet e largimit të tij janë personale.
“Shoqëri dhe ju fansa të dashur, nga sot nuk jam pjese e RedBoxEnt (kënaqësi të punoja me ata). Janë gjera personale ato qe ne kanë shtyre drejt këtij vendimi. Shihemi në një kohë të duhur, faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme deri sot. Skerdi!”, ka shkruar këngëtari./Indeksonline/
