18:23 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Skerdi lë angazhimet, kalon kohë me të birin dhe Vesën

Skerdi dhe partnerja e tij, Vesa u bën prindër për herë të parë pak javë më parë.

Që nga ajo kohë prindërit e ri po mundohen që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.

Edhe sot gjatë ditës, këngëtari ka lënë anash angazhimet, për të kaluar kohë kualitative pranë dy njerëzve të tij më të dashur.

Si Skerdi, ashtu edhe Vesa kanë ndarë disa fotografi në rrjetet sociale.

“Bota ime”, ka shkruar Vesa mbi mbishkrimin e fotos ku shihet Skerdi bashkë me të birin.

Ndryshe, Skerdi ka paralajmëruar këngën e re me një artiste të re që do të publikohet së shpejti./Indeksonline/