14:38 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Skerdi paralajmëron këngën e re, “Tradhtare 2”

Ka më shumë se dy vjet kur këngëtari shqiptar Skerdi, kishte sjell këngën me titull: “Tradhtare”, e cila është një baladë që është pritur shumë mirë nga publiku.

Derisa së fundmi, Skerdi ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë pjesën e dytë të baladës së suksesshme me titull: “Tradhëtare 2”, shkruan Indeksonline.

“Tradhtare 2″ është gati. Bëhuni gati ju që jeni të dashuruar sepse është një super baladë”, ka paralajmëruar këngëtari.

Këngëtari ditë më parë është bërë baba për herë të parë, duke shprehur lumturinë e tij me anë të fotografive të publikuara në rrjetet sociale.  /Indeksonline/