75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skerdi paralajmëron këngët e reja, dy janë bashkëpunime

Skerdi ditë më parë përmes një fotografie  në llogarinë e tij në Instagram zbuloi se shumë këngë do të vijnë këtë verë nga ai.

Duke mos dhënë më shumë detaje, për të shuar kureshtjen e adhuruesve vetëm së fundi në një tjetër postim.

Artisti i njohur ndau me fansat detaje të reja për muzikën që është duke e punuar.

Ai bëri të ditur se 3 projekte janë gati – 2 bashkëpunime dhe një këngë solo, ndërsa theksoj se këngët do të publikohen së shpejti.

Ndryshe, rikujtojmë që pak kohë më parë Skerdi është bërë baba për herë të parë./Indeksonline/