Skerdi pyet fansat: A po e lansojmë një këngë në bashkëpunim me një reper?

Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi Ago, njihet nga publiku si Skerdi.
Ai ndër vite, ka sjellë këngë të bukura për publikun, duke u bërë një këngëtar mjaft i dashur për publikun, shkruan Indeksonline.
Skerdi njihet më shumë për balada dhe zërin e tij karakteristik.
Kënga e tij “Tradhtare”, e publikuar para dy vitesh, u prit mjaft mirë nga publiku, andaj Skerdi ka vendosur që të sjellë pjesën e dytë të kësaj kënge me titull “Tradhtare 2”.
Por para publikimit të këtij projekti, ai ka shfrytëzuar rastin ti pyes fansat e tij se a janë të pajtimit që derisa të realizohet kjo këngë, ta publikoj një bashkëpunim të tij me një reper.

“Derisa del “Tradhtare 2” a pe lansojmë një këngë që kam, është bashkëpunim? E dini unë gjithmonë ju pyes juve?” , ka shkruar ai, duke ju drejtuar fansave të tij. /Indeksonline/