17:09 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Skerdi vjen me një super këngë (Video)

2017-a do të përmbyllet me një super-këngë nga SKERDI.

Kështu të paktën ka premtuar këngëtari me prejardhje nga Shqipëria, i cili ka postuar një video me refrene të përmbledhura, në llogarinë e tij në Instagram, njofton Klan Kosova.

Këngët si: “Marley, Nana, Messi, Pablo e Faje”, janë projektet që artisti i bashkoi në videon e publikuar, me anë të së cilës iu premtoi fansave një tjetër këngë me një refren akoma më të bukur.

“E di qe keto refrene kane qene hite, por e keni nje surprize keto dite me nje refren akoma me te bukur. RedBox eshte loja. Fale jush jam ketu, fansat e mi, ju dua shume dhe priteni surprizen”, ka shkruar artisti.

SKERDI është anëtari i studios RedBox Entertainmet, brenda së cilës edhe është punuar kënga e re dhe se numërimi prapa për publikimin e këtij projekti, veçse ka filluar.

Kujtojmë që këngët e përmendura më lartë, janë ato që u dëgjuan më së shumti gjatë këtij viti dhe secila prej tyre ka miliona klikime në youtube.

Vlen të ceket “Faje” në bashkëpunim me Gjikon – projekti i cili i theu të gjitha shikueshmëritë për pak kohë dhe u shndërrua në një hit gjigant, që u dëgjua jashtëzakonisht shumë gjatë gjithë verës e po vazhdon të dëgjohet akoma.

Gjithçka që juve ju mbetet, është të prisni edhe pak…