75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Skiatorja kosovare, arrin të shërohet pasi që e kishte thyer këmbën në Lojërat Olimpike Dimërore

Një lajm mjaftë i mirë ka ardhur nga skiatorja kosovare, Era Shala e cila kishte thyer këmbën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Shala nuk kishte arritur të garoj pasi që në provat e saj në Lausanne ajo kishte thyer këmbën, shkruan IndeksOnline.

Kurse tani Shala ka dhënë një mesazh ku ka treguar se ajo tashmë është shëruar

Po ashtu ajo e ka falenderuar Presidentin Thomas Basch që e kishte vizituar atë pas lëndimit./IndeksOnline/.