75 Mall Live Search
23:21 / E Enjte, 05 Mars 2026 / Gj Sh

Skifter në Champions League, “pulë” në Premierligë, Tottenham afër rënies nga liga

Tottenham Hotspur ka pësuar edhe një humbje tjetër në Premierligën angleze.

”Spurs” pësuan humbje në shtëpi nga Crystal Palace, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Kjo është humbja e pestë radhazi në Premierligë për Tottenhamin dhe po ashtu ndeshja e 11-të pa fitore.

Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit, Tottenham rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez, pasi kanë 29 pikë dhe renditen në vendin e 16-të./IndeksOnline/