75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / Gj. Sh

“Skifterat” i dërgojnë mesazh Dritës para derbit

Të dielen zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës.

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundim të kampionatit, Drita është lidere e tabelës me 66 pikë aq sa ka edhe Ballkani, por që ka rezultate më të mira në ndeshjet direke, shkruan IndeksOnline.

Nëse deri në fund nuk ndryshojnë pikët, atëherë skuadra e Dritës do të jetë kampion i ri i Kosovës.

Por tifogrupi i Gjilanit “Skifterat” i kanë dërguar mesazh ”Intelektualëve” se nuk do të kenë të lehtë dhe se do të luajnë për fitore.

Reagimi i “Skifterave”:

”Derbi i Anamoravës

Ekipa jonë e NDERIT këtë vikend zhvillon ndeshjen e rradhës drejtë rrugëtimit për garat Evropiane!Këta djem që na nderuan neve duke na dërguar në finale të Kupës, do ta nderojnë veten dhe të gjithë ata që ndër vite e dekada parreshtur, njëjtë si këta dhanë shumë për klubin e qytetin.Ata do të japin shpirtin në fushë siç kanë mbrapa një armatë të etur që jep zemrën në tribina!Ata nuk shkelen, as nuk shiten e as nuk blehen, prandaj me shumë mburrje janë NDERI I QYTETIT!”, thuhet në reagim./IndeksOnline/