75 Mall Live Search
19:10 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

“Skifterat” pastruan ambientin në stadiumin “Fadil Vokrri” pas derbit me Dritën

Nëse ka një shembull që duhet marrë për mësim është ai i “Skifterave” të Gjilanit.

Paraqitjes së mirë në derbi ndaj rivalit të përbetuar Dritës ia shton edhe më shumë hijeshinë organizimi i tyre për të mbledhur mbeturina e hedhura në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku ishin të vendosur armata kuqebardh.

Tifo grupi gjilanas ka dhënë një mesazh fantastik pas duelit të së dieles, i cili përfundoi me rezultatin më të padëshiruar 0-0, shkruan Gazeta Sheshi.

Mbetjet nga koreografia e tyre dhe gjësendet e hedhura gjatë ndeshjes u pastruan në fundin e ndeshjes nga një grup i organizuar tifozësh.

Me të vërtetë një gjest që nuk do shumë koment, por sensibilizim që të gjithë të ndjekin këtë rrugë. /Indeksonline/