10:20 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / B O

Skijatori zvicëran pëson lëndim të rëndë në Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike ishin ëndrra e talentit zvicëran në skijim, Yannick Chabloz. Por ëndrra e tij doli të jetë një fillim i dhimbshëm për të.

Chabloz po garont në kombinim alpin. Lëshimi i tij me ski ishte i pafat ngase 22 vjeçari humbi kontrollin duke pësuar lëndime të rënda.

Skijatori u dërgua me urgjencë në spital ku është konfirmuar fraktura në një krah, dhe një lëndim tjetër në krahun tjetër.

Chabloz ka lëndime edhe në këmbën e majtë./Indeksonline/