S’kishte shënuar këtë sezon, Rexhbeçaj ia bën sefte në Bundesliga
Skuadra e Augsburgut barazoi 2:2 ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, shkruan Indeksonline
Rexhbeçaj realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 49’të.
Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar këtë sezon me fanellën e Augsburgut./Indeksonline/

