S’kishte shënuar në pesë ndeshjet e fundit, Xherdan Shaqiri i kthehet golave në Superligën e Zvicrës
Skuadra e Baselit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Winterthurit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligë.
Gol në këtë takim shënoi Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri shënoi në minutën e 29’të.
Një gjest i futbollistit shqiptar po komentohet shumë. Pasi sulmuesi ia la penalltinë, Otele – i cili e humbi atë në minutën e 65’të.
Ky ishte goli i gjashtë i “Big Shaq” në ligë këtë sezon. Ai ka bërë edhe tetë asiste./Indeksonline/

