S’kishte si të mungonin ”Dardanët”, e ndezin atmosferën në ceremoni
Para pak çastesh, ka filluar edhe ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit në futbollin e Kosovës.
Ceremonia në fjalë është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në kryeqytet.
Të pranishëm, janë edhe figura të njohura si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Armando Duka, transmeton IndeksOnline.

Natyrisht, as prania e ”Dardanëve” për këtë ceremoni nuk kishte si të mungonte.
Tifo-grupi zyrtar i Kosovës është duke krijuar një atmosferë impozante në vendin, ku po mbahet ceremonia.
Shihni videon e mëposhtme./IndeksOnline/