S’kishte si të përfundonte ndryshe, atmosferë e zjarrtë nga Calvin Harris e Dua Lipa në Sunny Hill
Mbrëmë përfundoi edicioni i dytë i festivalit tashmë të njohur Sunny Hill.
Ngjarje kjo që për të dytin vit me radhë sjellë në Prishtinë yjet më në zë të botës.
Ishte Miley Cyrus ajo që hapi këtë event, teksa mbrëmë producenti dhe dj i dhjetëra hiteve Calvin Harris mbylli këtë ngjarje, duke dhuruar spektakël e atmosferë , përcjellë Indeksonline.
Ajo që vlen të theksohet nga kjo mbrëmje ishte edhe perfomanca e Dua Lipës bashkë me Harris.
Pikërisht ky festival dhe emra si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Gashi e shumë të tjerë po promovojnë shtetin tonë, e po e bëjnë atë që politika dot s’arrin./Indeksonline/