Skitari kosovar nuk po ndalet, shënon edhe një tjetër sukses

Skitari kosovar, Albin Tahiri po vazhdon me suksese në disiplinën e tij.
Ai ishte pjesë e dy garave këto ditë, ku në garën e parë grumbulloi 77,86 pikë dhe u vendos në vendin e 20’të që është pjesë e kriterit për Olimpiadat, shkruan IndeksOnline
Ndërsa në garën e dytë bëri një lëshim , duke u radhitur në vendin e 25’të me 87,32 pikë.
Me këto pikë ai ka rezultatet e nevojshme për të vazhduar tutje për Olimpiadë.