75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Skitarja Lirika Deva fiton medalje të argjendtë në “PIBA CUP”

Skitarja kosovare, Lirika Deva, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, “PIBA CUP” grupmosha U16.

Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.

Sukses pati edhe Elena Hoxha, e cila nga 26 garuese doli e teta.

Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi u rendit i 15-ti nga 38 garues.

Garat e “PIBA CUP” po mbahen në Bansko të Bullgarisë.