09:25 / E Premte, 01 Qershor 2018 / k.v

Skizofrenia: Placenta mund të shpjegojë rrezikun

Një hulumtim i ri ka gjetur një lidhje midis gjeneve dhe komplikacioneve të lindjes që rrisin rrezikun e skizofrenisë dhe ajo lidhje është placenta. Gjetjet mund të ndihmojnë për të parashikuar me saktësi se kush është i rrezikuar të përballet me gjendjen në fjalë dhe do të zvogëlojë rrezikun, duke përmirësuar shëndetin e placentës.

Placenta, ose organi që mbron dhe siguron lëndë ushqyese në fetusin brenda mitrës mund të jetë kyç në përcaktimin e rrezikut të skizofrenisë.

Shkencëtarët janë duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë e shkakton skizofreninë e cila përbën një çrregullim të dobësuar të shëndetit mendor që prek rreth 1 për qind të popullatës së përgjithshme, transmeton Indeksonline.

Studiuesit kanë vërejtur se një infeksion viral tek nëna që mund të rrisë rrezikun. Për shembull, disa studime kanë treguar se pasardhësit e nënave me nivele të larta të një proteine pro-inflamatore të quajtur interleukin-8, kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin skizofreninë./Indeksonline/