19:03 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Skocezët dhe shqiptarët kërcejnë së bashku “Xhamadanin”

Kur duhen edhe disa orë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë, atmosfera në Shkodër ka filluar të ndizet.

Tifozët shqiptarë dhe ata skocezë kanë mbushur rrugët e qytetit dhe nuk e kanë aspak problem të festojnë së bashku.

Këtë gjë e tregon më së miri në video në pedonalen e Shkodrës, teksa dëgjohet në sfond kënga “Xhamadani vija vija”, ku tifozët skocezë dhe ata shqiptarë festojnë se bashku duke kërcyer në ritmet e këngës patriotike.

Atmosfera në Shkodër tifozët on Vidnews.

Temat: