Skriniar arrin marrëveshje me skuadrën e madhe evropiane

Milan Skriniar do të largohet nga Interi në verë. Mbrojtësi sllovak nuk ka arritur gjuhën e përbashkët me skuadrën italiane për të vazhduar kontratën.
Këtë situatë e ka shfrytëzuar PSG që ka takuar futbollistin dhe e ka bindur.
Skriniar do t’i bashkohet PSG-së në verë si futbollist i lirë. 9.5 milionë euro në vit pritet të jetë paga e tij vjetore te kampioni i Francës./Indeksonline/
