75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skriniar: Kemi fjetur në gjumë

Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar, ka përdorur fjalë të ashpra pas barazimit zhgënjyes 1-1 të marrë nga Inter-i kundër Slavia Prague në javën e parë të Champions League.

Sipas mendimit tim, në këtë ndeshje kemi patur përballë një kundërshtar më të vështirë në krahasim me ndeshjet e para të kampionatit“, ka thënë sllovaku për Sky.

Nuk kemi qenë të përqendruar, kemi fjetur gjumë dhe kështu nuk është mirë. Ndeshja e parë është gjithmonë më e rëndësishmja, por kemi edhe pesë të tjera në të cilat duhet të bëjmë më mirë dhe të luajmë me më shumë personalitet“.

Kemi patur vështirësi në ndërtimin e lojës, nuk e di ku ishte gabimi, por duhet ta analizojmë këtë ndeshje dhe të gjejmë ku të ndërhyjmë, sepse nuk mund të luhet në këtë mënyrë ndeshja e parë e Champions-it“.

Tani do ta luajmë derbin me një dëshirë më të madhe, edhe pse është një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Nga nesër duhet të mendojmë për Milan-in“, ka përfunduar Skriniar.