75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Skriniar nuk largohet nga Interi

Milan Skriniar si duket nuk do të largohet nga skuadra e Interit në këtë afat kalimtar.

Gazetari, Fabrizio Romano, ka raportuar se Interi nuk ka arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e tij, transmeton IndeksOnline.

”Interi këmbëngul se tregu i tyre tani mund të konsiderohet i mbyllur. Asnjë hyrje, asnjë dalje.”, ka njoftuar Romano.

Skriniar preferonte prej kohësh qëndrimin në Itali, e këtë e ka thënë shumë herë edhe vet futbollisiti./IndeksOnline/