Skriniar: Po përmirësohemi nën drejtimin e Contes
Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar beson se ekipi po përmirësohet duke luajtur në sistemin e Antonio Conte pas fitores me penallti ndaj Paris Saint-Germain.
Ishin lojtarët e Thomas Tuchel, të cilët shënuan së pari përmes Thilo Kehrer por ndeshja pati dramë të vonshme, teksa Samuele Longo shënoi për ta barazuar rezultatin në minutën e 93-të.
Pas ndeshjes, Skriniar për faqen zyrtare të Interit tha: “Kemi pasur më shumë mundësi se sa të shënojmë, pastaj për fat të mirë e kemi bërë atë të fundit. Ndeshja pas ndeshjes, po bëjmë më mirë dhe më mirë: shumë pas taktikës së Conte-s. “./Indeksonline/