Skuadra amatore e Gjibraltarit kalon në epërsi ndaj Prishtinës
ST Joseph’s kanë kaluar në epërsi të dyfishtë në ndeshjen kualifikuese të Europa League.
Golin e parë për vendasit e shënoi Villar në minutën e 75-të të ndeshjes.
Ndërsa rezultatin e dyfishoi Juanfri në minutën e 80-të.
Ky rezultat e eliminon Prishtinën nga garat evropiane.
Kujtojmë se skuadra kosovare është me dy lojtar më pak pas ndëshkimit të Dallkut dhe Bekteshit me të kuq. /IndeksOnline/