Skuadra angleze ka gati 400 milionë euro për Messin
Leo Messi dhe Barcelona ende nuk e kanë zyrtarizuar vazhdimin e kontratës, pavarësisht se është thënë se marrëveshja është arritur
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu e ka konfirmuar disa herë se Leo Messi e ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij.
Por, pavarësisht fjalëve të tij, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.
Në rast se do të ketë ndonjë komplikim, atëherë Manchester City është gati që të transferojë Messin, dhe për këtë ka gati 400 milionë euro, shkruan AS.
Kontrata aktuale e Messit skadon më 30 qershor të vitit 2018. /Express/