17:02 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Dean Smith është shkarkuar si trajner i skuadrës angleze, Norwich City pas një periudhe ku regjistroi vetëm tre fitore në 13 ndeshje të Championshipit anglez.

Asistent-trajneri, Craig Shakespeare dhe trajneri i ekipit të parë, Liam Bramley po ashtu janë larguar nga “Carrow Road”.

Steve Weaver dhe Allan Russell kanë marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës së Norwich, deri sa kjo e fundit të gjejë zëvendësuesin permanent të Dean Smith.

“Kur klubi po vazhdon të punojë drejt objektivave të këtij sezoni, bordi beson se është koha e duhur për të bërë këtë ndryshim”, shkruante Norwich në komunikatën zyrtare.

“Klubi tani do të punojë për të identifikuar dhe emëruar një trajner të ri që është në gjendje të ofrojë nivelin e paraqitjes së kërkuar për të sfiduar kreun e ligës, ndërkohë që zbaton një stil të qëndrueshëm të lojës”, shkruante më tej në komunikatën e Norwich.

Norwich City ka qenë në krye të tabelës deri më 1 tetor, por tani pozicionohet në vendin e pestë dhe 12 pikë larg liderit të Championship, Burnleyt.